Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën mbajti sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës shqyrtoi raportin vjetor të punës së Qendrës së Botimeve për Diasporën, prezantimin e planit të punës për vitin e ardhshëm, si dhe çështje të tjera.Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa i prezantoi shkurtimisht rezultatet e punës së bërë gjatë vitit 2019, si dhe planin për vitin e ardhshëm, qëllimi i të cilit do të jetë ndërveprimi me komunitetet shqiptare të Diasporës dhe gjendja sa më pranë tyre në fushën e dijes, kulturës, arsimit e mbi të gjitha gjuhës.Të gjithë anëtarët vlerësuan punën e bërë dhe miratuan planin e punës për vitin e ardhshëm, duke i konsideruar rezultatet të lëvdueshme dhe synimet për të ardhmen ambicioze dhe të rëndësishme.
Mbahet mbledhja e radhës e Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën
About the Author: QBD
Related Posts
Comments are closed.