Më datë 22.05.2019 u organizua në Tiranë mbledhja e parë e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, rreth miratimit të teksteve mësimore për diasporën. Komisioni është ngritur në zbatim të marrëveshjes midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë”.
Në mbledhje mori pjesë edhe ministri i Shtetit për Diasporën. Në fjalën e tij hapëse, z. Majko u shpreh se arsimi në diasporë është një sfidë më vete që na vë para përgjegjësive të mëdha. Ai shprehu besimin se ngritja e komisionit dhe bashkëpunimi ndërmjet dy palëve do të arrijë ta kalojë këtë sfidë, duke ndihmuar në mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë. Ministri propozoi si kryetar të Komisionit të Përbashkët z. Nuhi Gashi, përfaqësues për mësimin plotësues në diasporë pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, i cili mori miratimin e të gjithë anëtarëve të tjerë.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka për qëllim koordinimin e punës së këtij komisioni dhe mbështetjen e procesit të hartimit dhe të botimit të teksteve të përbashkëta për diasporën.