Miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 756, datë 23.9.2020 “Për Funksionimin e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.
Ndërkohë, sot u zhvillua online mbledhja e radhës së Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën, në të cilën më së pari u komunikua shpallja e këtij Vendimi, i cili ka një rëndësi të posaçme për ecurinë e punës së këtij Komisioni.
Ky komision është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë”.
Në mbledhje ishin të pranishëm: znj. Shqipe Gashi-Ramadani, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; z. Arbër Salihu, Zyra për Planprograme dhe Tekste Shkollore, MASH, Republika e Kosovës; znj. Anila Ferizaj, MASR, Republika e Shqipërisë; z. Edmond Ahmeti, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Erida Koleci, ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Republika e Shqipërisë; znj. Evis Mastori, ASCAP (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar), Republika e Shqipërisë dhe znj. Mimoza Hysa Çuliqi, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Republika e Shqipërisë.
Mbledhja u përqendrua në diskutimin e paracaktuar në Kalendarin e Punës së këtij Komisioni, mbi standardet e teksteve mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për mësimin plotësues në diasporë. Në vijimësi, u diskutua gjithashtu edhe për saktësimin e takimit të ardhshëm, për të përshpejtuar vijimin e procesit të punës lidhur me hapat e ndjekur, sa i takon hartimit të procedurave të konkurrimit dhe vlerësimit të teksteve të përbashkëta, takim gjithashtu i parashikuar në Kalendarin e punë së Komisionit.