Është nisur sot nga institucioni i Qendrës së Botimeve për Diasporën drejt Greqisë kontingjenti i parë i librave të dhuruar në kuadër të nismës “Dhuro Libra” për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi. Ditën e nesërme do të niset kontingjenti i përcaktuar për institucionet në Itali. Janë rreth 10 mijë libra, të cilët janë dhuruar nga shtëpi të ndryshme botuese në vend, individë dhe institucione të ndryshme, që pritet të shpërndahen në burgje më datë 21 shkurt, Ditën e Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Të pranishëm gjatë momentit të nisjes së librave ishin ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj.
Nisma “Dhuro Libra”, nis procesi i shpërndarjes në Greqi dhe Itali
About the Author: QBD
Related Posts
Comments are closed.