QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORëN
NJOFTIM PËR BASHKËPUNTORË TË JASHTËM
1 PËRKTHYES LETRAR
Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon bashkëpunëtorë të jashtëm, përkthyes nga gjuha shqipe në gjuhën angleze, për përkthimin e numrit të dytë të revistës letrare “Letra nga Diaspora”.
Përkthyesi duhet të plotësojë këto kërkesa:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.
- Të ketë përvojë në përkthime letrare nga gjuha shqipe në gjuhën angleze;
- Të ketë përvoja të ngjashme në fushën e përkthimeve letrare;
- Të ketë gjuhë amtare gjuhën angleze / ose të ketë jetuar mbi 5 vjet në vende anglisht-folëse/ ose të jetë i pajisur me diplomë ose certifikatë për mbrojtjen e gjuhës angleze;
- Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.
Kandidati për përkthyes duhet të dorëzojë CV-në dhe këto dokumente: fotokopje të diplomës së shkollës së lartë, të librezës së punës, të dokumentit të identitetit, pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe në adresën e email-it , brenda datës 3.6.2021, ora 12:00.
Faleminderit!