Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, nr. 469, datë 26.07.2018, i ndryshuar, si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12.07. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, QBD-ja shpall konkursin për pozicionin vakant:
Specialist IT-je, në Sektorin e Digjitimit, Komunikimit dhe Projekteve
Kategoria e pagës për këtë pozicion është IV-a
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
- Monitoron dhe raporton mbi pasqyrimin e iniciativave, sipërmarrjeve të kryera nga QBD-ja në faqen e internetit;
- Përditëson dhe publikon informacione dhe lajme në kohë reale në faqet e internetit të institucionit;
- Menaxhon procesin e informimit përmes internetit në kohë, për të gjithë aktivitetet që organizon dhe shërbimet që ofron QBD-ja, nëpërmjet publikimit të lajmeve në faqen zyrtare;
- Miraton ndryshime dhe përditësime të faqes zyrtare të QBD-së në funksion të rritjes dhe transparencës dhe mbarëvajtjes së misionit të instuticionit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “ Master Profesional” në Shkenca Informatike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor“ të jetë në të njëjtën fushë.
- Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministra e Arsimit dhe Sportit dhe lista e notave.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 10.06.2022 pranë Zyrës së Protokollit të QBD-së ose në adresën e e-mailit :
Në datën 10.06.2022, QBD-ja do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në konkurrim dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD-ja për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të web-it. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja (nëpërmjet adresës së e-mail).