Numri i dytë i revistës “Agimi”, organ i Shoqërisë “Vllaznija” të Shkodrës. Revista dilte një herë në muaj dhe drejtohej nga Dr. Kristo Floqi e Karl Gurakuqi. Numri i parë i revistës doli në maj 1919. Qëllimi i revistës “Agimi” ishte zgjimi i kombit shqiptar përmes zhvillimit të gjuhës. Revista trajton probleme të fushave historike, etnografike, arkeologjike, gjuhësi, zakone dhe tradita kombëtare.