Kryesia e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporë (KMSHD), në prani të përfaqësueseve të dyja shteteve shqiptare: Shqipërisë dhe Kosovës, mbajti një takim pune online me ministrin e Shtetit për Diasporën të Republikës së Shqipërisë z. Pandeli Majko; zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, z. Bekim Brestovci; drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën Dr. Mimoza Hysa dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministritsë Shtetit z. Ada Ilia.
Në takim u diskutua mundësia e njohjes së KMSHD-së nga institucionet e dy shteteve me qëllim unifikimin e shkollave shqipe të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.
Të gjitha palët shprehën gatishmërinë dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të frytshëm në dobi të mësimdhënies në Diasporë.
Takimi u përmbyll me gatishmërinë e të gjitha palëve që të punojmë bashkërisht drejt qëllimit final unifikimit të shkollave shqipe, një hap i rëndësishëm përpara në ndërtimin e urave midis diasporës dhe të shteteve amë.