Sot më datë 9 dhjetor, Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën mbajti online mbledhjen e fundit për këtë vit ku u shqyrtua raporti vjetor i punës së Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe u prezantua plani i punës për vitin e ardhshëm.
Drejtoresha e QBD-së, znj. Mimoza Hysa paraqiti punën e Qendrës së Botimeve për Diasporën gjatë një viti të vështirë, projektet e realizuara dhe projektet e përshtatura sipas situatës së pandemisë.
Ndër arritjet kryesore të kësaj Qendre gjatë këtij viti ishin:
1. Sigurimi dhe shpërndarja e 17 079 teksteve mësimore dhe literaturë plotësuese në 20 vende të botës, brenda muajit shtator. Edhe pse në një periudhë të vështirë, QBD-ja në bashkëpunim të ngushtë me MEPJ-në, me përfaqësitë diplomatike shqipare, arriti të shpërndajë në një kohë rekord brenda afatit të përcaktuar të gjithë sasinë e teskteve shkollore. Kësaj sasie iu shtuan dhe 1100 tekste të dërguara në Itali në muajin shkurt gjatë Takimit me mësuesit e gjuhës shqipe në Itali, duke e çuar sasinë e teksteve të shpërndara në 18 179 gjithsej.

2. Realizimin e programit të botimeve dygjuhëshe:
A. Botimin dhe publikimin e tekstit: “Fjalor dygjuhësh për fëmijë” në 9 gjuhë, përkatësisht: shqip-italisht, shqip-anglisht, shqip-greqisht, shqip-frëngjisht, shqip-gjermanisht, shqip-kroatisht, shqip-spanjisht, shqip-turqisht dhe shqip-ukrainisht.
B. Botimin dhe publikimin e serisë “Klasikët dygjuhësh” që përmban 7 libra me nga dy përralla apo vepra klasike për çdo libër (gjithsej 14 rrëfime të letërsisë për fëmijë).
C. Përgatitjen për botim dygjuhësh të dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të Moçme Shqiptar” të Mitrush Kutelit.
D. Përgatitjen dhe botimin e revistës së parë letrare “Letra nga Diaspora”.
E. Botime informuese për nxënës dhe mësues në Diasporë.3. Projekte për tekste të digjituara dhe platformë digjitale të mësimdhënies:
A. Sigurimi dhe përdorimi falas i platformës digjitale “SCHOOLME“ për mësuesit në diasporë për vitin 2020.
B. Aplikimi në tri projekte ndërkombëtare për realizimin e platformës digjitale “Mëso shqip”.
Për realizimin me sukses të sa më sipër janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si dhe me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Në aktivitetet kryesore gjatë vitit 2020 u evidentua Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës ku morën pjesë rreth 50 shkrimtarë dhe autorë të rëndësishëm me banim jashtë vendit dhe ku u diskutua mbi problematika të rëndësishme për letërsinë dhe gjuhën shqipe.
Një nga projektet më të rëndësishme të QBD-së ishte dhe vazhdon të jetë Bashkëpunimi ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin e teksteve të përbashkëta.
Gjatë vitit 2020 ka vijuar puna intensive e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta, me mbështetjen e procesit nga QBD-ja.
Në përmbyllje u theksua se QBD-ja realizoi 100% buxhetin e akorduar për vitin 2020, duke qenë se detyrat e marra përsipër, në veçanti botimi i 30 veprave dhe shpërndarja e rreth 20 000 teksteve, kanë kërkuar angazhimin e plotë të burimeve financiare të akorduara në fillim të vitit.Anëtarët e KKB-së përgëzuan unanimisht punën e bërë nga QBD-ja. Kështu, prof.. Floresha Dado u shpreh: “Ky raport është dëshmi e një pune të jashtëzakonshme të stafit të QBD-së, e një vizioni shumë të qartë të drejtuesve të kësaj strukture. Projekti i punës i fokusuar në dy shtylla kryesore: ndihmesës ndaj fëmijëve dhe atë ndaj mësuesve tregon për një qartësi strategjie dhe dëshmi për suksesin e projektit politik të ngritjes së kësaj Qendre.”
Po kështu përgëzuan punë njëvjeçare të QBD-së përfaqësuesja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Mira Hoxha, e cila u ndal dhe në bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe theksoi domosdoshmërinë e përmirësimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, njëkohësisht dhe kryetare e Komisionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, znj. Anila Ferizaj, e cila theksoi si të suksesshme ecurinë e punës së Komisionit ndërshtetëror dhe njëkohësisht bashkëpunimin frytdhënës të QBD-së me MASR-në.
Mbledhja u mbyll me angazhimet dhe detyrat për vitin e ardhshëm, me falënderimet e drejtoreshës së QBD-së për mbështetjen e KKB-së të punës së Qendrës, si dhe me falënderimet për të gjithë stafin mbështetës të këtij institucioni.