Qendra e Botimeve për Diasporën boton libra dygjuhësh në ndihmë të fëmijëve të diasporës.
Përrallat më të bukura klasike për fëmijë do të jenë në duart e fëmijëve të diasporës në një format ndryshe dhe mjaft interesant. Qendra e Botimeve për Diasporën, në një projekt ambicioz e mjaft të vlefshëm kushtuar përhapjes së gjuhës shqipe në Diasporë, sjell libra dygjuhësh në shqip e italisht, shqip e greqisht, shqip e anglisht etj.
Librat e përzgjedhur me kujdes, janë me ilustrime të bukura e tërheqëse, me një shqipërim mjeshtëror dhe të përshtatur për fëmijët e grupmoshës 5-8 vjeç.
“Hirushja” dhe “Pinoku” janë përrallat e para të kolanës me katërmbëdhjetë përralla në proces botimi.
Një mënyrë shumë tërheqëse për pasurimin e fjalorit dhe të shprehive në gjuhën shqipe te fëmijët, që nxit edhe më tepër tek ata interesin dhe dashurinë për gjuhën shqipe.