Qendra e Botimeve për Diasporën, po përgatit organizimin e Takimit Mbarëkombëtar të Shkrimtarëve nga Diaspora “LETRA NGA DIASPORA”.
Ky takim do të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe krijimin e komunikimit të shkrimtarëve të Diasporës me lexuesit dhe botuesit shqiptarë dhe synon prezantimin e letërsisë së Diasporës, duke u kthyer në një traditë vjetore dhe zëdhënës i rëndësishëm i letërsisë së migracionit shqiptar.
Deri më 22 shkurt, priteni “Letra nga Diaspora”, në postën tuaj.