Qendra e Botimeve për Diasporën publikon falas online versionin anglisht të numrit të dytë të revistës letrare “Letra nga Diaspora”. Ky botim me intervista, analiza, retrospektivë, krijimtari vjen me synimin jo vetë të mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe përmes letrave të bukura, por dhe vendosjen e urave të komunikimit të autorëve shqiptarë në kohë apo vende të ndryshme, mes vetes dhe lexuesit, shqiptar apo të huaj, në mbështetje të krijimtarisë më të mirë. Revista sjell dhe biseda me shkrimtarë, recensa, informacion mbi botimet e reja etj.
Kryeredaktore e revistës është gazetarja Arta Marku. Të pranishëm në këtë numër janë: Ervin Hatibi, Entela Tabaku, Gjekë Marinaj, Visar Zhiti, Durim Taçi, Shkumbin Gashi, Enit Karafili Steiner, Albert Doja, Oana Glasu, Eleana Zhako, Livio Muci, Mimoza Hysa, Zana Varvarica Kuka etj. Pikturat e Agim Sulaj shoqërojnë përmbajtjen e numrit të dytë. Për paraqitjen grafike është kujdesur piktori Elsi Kongo.
Numrin e dytë të revistës “Letra nga Diaspora” në versionin anglisht mund ta lexoni këtu:
Numrin e dytë të revistës “Letra nga Diaspora” në versionin shqip mund ta lexoni këtu: