Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Lidhjen e Mësuesve në Itali organizuan takimin e parë në Rexhio Emilia (Reggio Emilia) me mësuesit e gjuhës shqipe. Më datë 7 shkurt Drejtoresha e Qendrës së Botimeve znj. Mimoza Hysa si dhe drejtuesja e Lidhjes së Mësuesve në Diasporë znj. Ariana Kosova morën pjesë në një orë të hapur pranë shkollës shqipe “Shqiponja”. Qendra e Botimeve për Diasporën shpërndau paketat e abetareve për nxënësit e kësaj shkolle.
Më datë 8 shkurt u organizua një takim me rreth 100 mësues të gjuhës shqipe të ardhur nga krahinat
e ndryshme të Italisë ku morën pjesë dhe konsulli i Shqipërisë në Milano, konsulli i Kosovës në Romë, konsulli i Kosovës në Milano, përfaqësues të Organizatës Italiane të Emigracionit si dhe të shumë organizatave dhe shoqatave shqiptare.
Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën prezantoi punën e këtij institucioni, projektet ne proces në ndihmesë të mësimdhënies në diasporë, si dhe paketën e librave plotësues të siguruar prej tij. Në vijim u bë një diskutim të hapur rreth problematikave të mësuesve në diasporë, si: hartimi i teksteve të reja për mësimin në diasporë, kriteret e regjistrimit të mësuesve në regjistrin zyrtar të mësuesve, hapja e bibliotekave të librit shqip pranë komunave në vendin ku jetojnë etj.
Në përfundim të takimit u shpërndanë paketat me 11 libra të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, si dhe u ftuan mësuesit të jenë të pranishëm në Takimin Mbarëkombëtar të Mësuesve të Diasporës në Tiranë më 14 mars.
Qendra e Botimeve për Diasporën takim me mësuesit në Itali
Comments are closed.