Mbahet edicioni i nëntë të festivalit mbarëkombëtar “Passaggi”, një ngjarje kulturore ndërkombëtare kushtuar librit dhe analizave bashkëkohore letrare.
Takimi Evropë/Mesdhe këtë vit, kushtuar autorëve të Ballkanit ka nisur me praninë e drejtoreshës së Qendrës së Botimeve për Diasporën znj. Mimoza Hysa, e cila prezantoi revistën letrare “Letra nga Diaspora”. Ky botim letrar, me intervista, analiza, retrospektivë dhe krijimtari të autorëve në Diasporë vjen jo vetëm me synimin për të mbrojtur dhe përhapur gjuhën shqipe përmes letrave të bukura, por edhe për të vendosur ura komunikimi të autorëve shqiptarë në kohë apo vende të ndryshme, mes vetes dhe lexuesit, shqiptar apo të huaj, në mbështetje të krijimtarisë më të mirë. Revista “Letra nga Diaspora” dhe kartolinat e autorëve në Diasporë u promovuan përmes festivalit në të gjitha pikat e qytetit.
Shkrimtari dhe Fituesi i çmimit Europian të Letërsisë, Enkel Demi (Tom Kuka), protagonist i këtij takimit, prezantoi librin e tij ′′Ora e së keqes′′ (Bessa editrice – Livio Muci Botues), në një bisedë me znj. Ledia Mirakaj (Përgjegjëse e Kulturës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali) dhe kritiken letrare italiane Carolina Iacucci.