Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë do të organizojnë seminarin XV për mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, i cili do të mbahet në Prizren nga data 31 korrik 2019 deri më 3 gusht 2019.
Në këtë seminar do të marrin pjesë ligjërues/lektorë shqiptarë (punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit, titullarë dhe zyrtarë shteti) dhe ligjërues të huaj nga qarqet përkatëse profesionale të shteteve ku zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe. Gjithashtu do të ketë prezantime edhe nga mësuese dhe mësues që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë në diasporë apo drejtues shkollash në të cilat këta nxënës ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe.