Datë 05.08.2020
NJOFTIM PËR KONKURRIM PËR VEND PUNE
Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Qendra e Botimeve për Diasporën shpall në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” konkursin për pozicionin:
Specialist IT në Sektorin e Digjitimit, Komunikimit dhe Projekteve pranë QBD-së
Kategoria e pagës për këtë pozicion është IV-a.
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
- Monitoron dhe raporton mbi pasqyrimin e iniciativave, sipërmarrjeve të kryera nga QBD-ja në faqen e internetit;
- Përditëson dhe publikon informacione dhe lajme në kohë reale në faqet e internetit të institucionit;
- Menaxhon procesin e informimit përmes internetit në kohë, për të gjithë aktivitetet që organizon dhe shërbimet që ofron QBD-ja, nëpërmjet publikimit të lajmeve në faqen zyrtare;
- Aprovon ndryshime dhe përditësime të faqes zyrtare të QBD-së në funksion të rritjes dhe transparencës dhe mbarëvajtjes së misionit të institucionit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
a – Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master Shkencor ” në Inxhinieri të Teknologjisë së Informacionit;
b – Të kenë të paktën 3 vite përvojë punë në profesion;
c – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Jetëshkrimi CV;
Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 14/08/2020, pranë Zyrës së Protokollit të QBD-së.
Në datën 24/08/2020, QBD-ja do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, të cilët do të njoftohen individualisht nëpërmjet telefonit ose postës elektronike, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD-ja për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuri mbi Ligjin nr.16, datë 18/04/2018 “Për diasporën”;
– Njohuri mbi VKM nr. 469, date 26.07.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”;
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) do të shpallë fituesin. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).