Një njoftim i rëndësishëm për të gjithë mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Shtyhet afati i aplikimit për regjistrim në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare ne diasporë.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, kandidatët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë, duhet të aplikojnë për t’u regjistruar dhe të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas afateve të ripërcaktuara në këtë njoftim.
Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumenteve është data 30 nëntor 2020.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara në njoftim mund të bëhet në këto mënyra
Përmes adresës postare: ASCAP, Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Online në faqen zyrtare elektronike të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Kliko në linkun e mëposhtëm:
https://docs.google.com/forms/
Në adresën elektronike zyrtare të ASCAP-it:
Në këtë link ju do të gjeni njoftimin dhe modelin e kërkesës për aplikim
https://www.ascap.edu.al/
Modeli i kërkesës për aplikim është ky
https://www.ascap.edu.al/wp-