Studiuesi Hysni Ndreu ishte pjesë e tryezës shkencore organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Martin Camaj, shkrimtarit, prozatorit, dramaturgut, studiuesit të gjuhës dhe të letërsisë shqipe, si dhe kontribuesit në fushën e albanologjisë. Hysni Ndreu, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani, ka trajtuar një temë rreth motivit të vetmisë në veprën e Camaj, e cila konfigurohet nëpërmjet trajtash nga më të larmishmet. Motivi i vetmisë u zgjerua gjerësisht edhe në Letërsinë Bashkëkohore Botërore, madje shpesh u shndërrua edhe në temë qendrore.