Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën për krijimin e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë. Ky Këshill do të funksionojë si një strukturë konsultative pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën. Akti u miratua me Vendimin Nr 1033, datë 16.12.2020 të Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 469, datë 26.7.2018, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”.
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë do të mbështesë dhe nxisë politikat e arsimit dedikuar komuniteteve shqiptare në Diasporë. Ky këshill nëpërmjet konsultimit dhe marrjes së informacionit nga strukturat përgjegjëse shtetërore për mësimdhënien në Diasporë ka të drejtë të bëjë propozimeve për çështjet të cilat kanë të bëjnë me interesat e arsimit në diasporën shqiptare.
Ajo që është e rëndësishme të theksojmë është fakti se ky vendim i krijon mundësi Këshillit Koordinues të Arsimtarëve të Diasporës të bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë.
Vendimin e plotë mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:
www.qbd.gov.al/KshilliMinistrave