Sot, në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin” u zhvillua seanca dëgjimore me pjesëmarrjen e ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe drejtoreshave ekzekutive: znj. Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD), znj. Elona Bano nga Agjencia Kombëtare e Diasporës (AKD) si dhe znj. Blerina Turdiu nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (FSHZHD).Gjatë kësaj seance, ministri Majko prezantoi reformat e ndërmarra deri më tani dhe strukturën shtetërore përgjegjëse të krijuar për Diasporën.Më tej, drejtueset e institucioneve njohën anëtarët e këtij nënkomisioni me veprimtarinë e institucioneve përkatëse të realizuar gjatë vitit 2019.Drejtoresha e AKD-së, znj. Bano prezantoi Buletinin tremujor për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës Shqiptare si dhe publikime të tjera nga institucioni.Znj. Hysa, drejtoresha e QBD-së, u ndal në nismën për shpërndarjen e teksteve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.Ndërkohë, znj. Turdiu nga FSHZHD-ja theksoi rëndësinë e projekteve në zbatim nga institucioni, duke u ndalur tek krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare me një rëndësi të veçantë për nxitjen e investimeve në Shqipëri.Në përmbledhje të diskutimit u prezantuan dhe disa prej aktiviteteve të planifikuara për vitin 2020.
Zhvillohet seanca dëgjimore në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin”
About the Author: QBD
Related Posts
Comments are closed.