Albana Shala

Albana Shala

Albana Shala lindi në Shkodër dhe kreu studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe për të Drejtë Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve Shoqërore në Hagë. Është autore e mjaft veprave në poezi e prozë në shqip, holandisht, gjermanisht, anglisht dhe është vlerësuar me çmimin “Migjeni” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë më 2009. Ka përkthyer nga holandishtja në shqip disa romane. Është anëtare e bordit të IPDC të UNESCO-s dhe që nga viti 2019 drejton fondacionin “In den Vreemde” (në ndihmë të artistëve në rrezik).