Autorë në Diasporë

Irma Kurti

By |August 12th, 2020|

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Është nderuar me mbi 50 çmime në konkurse të ndryshme letrare, ndërmjet të cilave shumë çmime të para, të dyta e të treta […]

Rando Devole

By |August 12th, 2020|

Rando Devole, jeton në Romë, ku ka studiuar në fushën e letrave dhe shkencave sociale. Është autor, midis të tjerash, i librave “La scoperta dell’Albania. Gli albanesi secondo i mass media” (Ed. Paoline, 1996), shkruar me Ardian Vehbiun; “Albania. Fenomeni sociali e rappresentazioni” (Agrilavoro ed. 1998); “L’immigrazione albanese in Italia” (Agrilavoro ed. 2006); “Ura mbi […]

Arb Elo

By |July 14th, 2020|

Arb Elo është i diplomuar si arkitekt dhe jeton e punon në këtë profesion qysh prej vitit 1990 në Gjermani. Është autor i disa vëllimeve me poezi: “Rrëfime hijesh” (2010), “Mirazh” (2011), “Zero 3D” (2012), “Xixa të zeza” (2013), “End(j)e” (2014), “Rrokje vdeknisht” (2016), “Linjë e vonë” (2017), “Poezi të zgjedhura” (2018) dhe i vëllimit me proza “Ursa Major”. Ka publikuar në revista […]

Anisa Markarian

By |July 10th, 2020|

Anisa Markarian lindi në Tiranë ku mbaroi studimet e larta në mjekësi. Aktore shumë e njohur për publikun shqiptar dhe skenariste e talentuar, ka interpretuar në disa filma dhe ka fituar çmime kombëtare si aktore. Ka botuar poezi e prozë, si: “Sënduku i kujtimeve”, “15 ditë prilli” etj., dhe është përfshirë në disa antologji letrare. […]

Albana Shala

By |July 10th, 2020|

Albana Shala lindi në Shkodër dhe kreu studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe për të Drejtë Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve Shoqërore në Hagë. Është autore e mjaft veprave në poezi e prozë në shqip, holandisht, gjermanisht, anglisht dhe është vlerësuar me […]

Denata Ndreca

By |July 10th, 2020|

Denata Ndreca lindi në Shkodër dhe kreu atje studimet e larta. Gazetare, përkthyese dhe poete, ka botuar në Shqipëri disa vëllime poetike dhe libra për fëmijë. Veprat e saj janë vlerësuar me tituj e çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, janë përkthyer në disa gjuhë të huaja dhe përfshirë në antologji të ndryshme letrare. Është pjesë e […]

Griselda Doka

By |July 10th, 2020|

Griselda Doka lindi në Berat dhe është autore e disa vëllimeve poetike. Më 2016 publikoi vëllimin e saj të parë poetik (dygjuhësh) “Solo brevi domande esiliate” (Vetëm disa pyetje të mërguara) me të cilin fitoi çmimin e kritikës “Poetry Awards” në Napoli. Me vëllimin “Dimentica chi sono” (Harro kush jam) fitoi konkursin “Fara Exclesior” dhe […]

Shqiptar Oseku

By |July 10th, 2020|

Shqiptar Oseku lindi më 1970 në Gjakovë dhe kreu studimet e larta në Suedi ku banon që prej vitit 1989. Është autor e bashkautor i pesë antologjive poetike në suedisht-shqip dhe anasjelltas, aktivist dhe përkthyes. Ka botuar katër vëllime poetike, ndër to: “Requiem për një dashuri”, “Enciklopedia e Mërgimit” (bashkautor me Entela Tabakun) etj.

Eleana Zhako

By |July 10th, 2020|

Eleana Zhako është diplomuar për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin “Panteion” të Athinës. Është autore e një sërë artikujsh kulturorë, tregimesh të shkurtra dhe esesh. Ka përkthyer nga greqishtja në shqip dhe nga shqipja në greqisht mjaft vepra të autorëve të rëndësishëm e të […]

Iskra Thoma

By |July 10th, 2020|

Iskra Thoma shkrimtare, përkthyese, studiuese e kritike letrare, banon në Itali. Është autore e shumë artikujve kritikë e publicistikë, veprave në prozë dhe ka përkthyer autorë të rëndësishëm të letërsisë botërore nga italishtja e frëngjishtja. Me kontributin e saj u krijua në Modena të Italisë një fond me libra nga autorë shqiptarë në gjuhën shqipe […]