Eleana Zhako është diplomuar për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe për Studime Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin “Panteion” të Athinës. Është autore e një sërë artikujsh kulturorë, tregimesh të shkurtra dhe esesh. Ka përkthyer nga greqishtja në shqip dhe nga shqipja në greqisht mjaft vepra të autorëve të rëndësishëm e të vlerësuar nga kritika letrare dhe është e angazhuar me projekte kulturore në Shqipëri dhe Greqi. Aktualisht jeton në Bruksel.