Shqiptar Oseku lindi më 1970 në Gjakovë dhe kreu studimet e larta në Suedi ku banon që prej vitit 1989. Është autor e bashkautor i pesë antologjive poetike në suedisht-shqip dhe anasjelltas, aktivist dhe përkthyes. Ka botuar katër vëllime poetike, ndër to: “Requiem për një dashuri”, “Enciklopedia e Mërgimit” (bashkautor me Entela Tabakun) etj.