Darien Levani (Fratar 1982) është një avokat dhe shkrimtar shqiptar që jeton në Itali. Është themelues i blogut kolektiv për muzikë e letërsi “Tirana Calling”. Ka debutuar në letrat shqipe në vitin 2012 me romanin “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, për të cilin fitoi çmimin “Penda e argjendtë” në vitin 2013. Romani i tij i dytë titullohet “Dopio Gjashta” dhe është botuar në vitin 2015 dhe heton raportet mes korrupsionit në shtetin e policinë shqiptare. Në Itali ka debutuar në vitin 2010 me romanin “Solo andata, grazie”, ribotuar në vitin 2018 nga Shtëpia botuese “Besa” dhe “I popoli degli abissi”. Në të njëjtin vit ka fituar çmimin letrar “Nuto Revelli” dhe çmimin letrar “Pietro Conti”. Në vitin 2016 botoi romanin noir “Toringrad”, me të cilin fitoi çmimin prestigjoz “Tolfa Giallo Noir” 2017. Romani i tij i fundit është botuar në italisht në vitin 2019 dhe titullohet “Tavolo numero sette”.