Durim Taçi

Durim Taçi

Durim Taçi lindi më 1964 në Gramsh. Autor i mjaft veprave letrare në prozë, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Montefiore” për veprën “Codice Kanun” (2016) dhe me “Città di Genova” për tregimin “La badante”. Ka kontribuar në fushën e leksikografisë si hartues i fjalësit shqip në fjalorin italisht-shumëgjuhësh “Il primissimo Zanichelli dell’accoglienza”. Ka sjellë në shqip mbi pesëdhjetë tituj letrarë, të letërsisë për fëmijë dhe ka përkthyer artikuj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit.

 Vepra:

“Fotografi i shkretëtirës”, tregime, 1996
“Gratë e diellit”, roman, 1998
“Fjalor i kritikës moderne”, (“Toena”, 2000)
“Extra time: (vetja jote e dytë)”, roman (“Gjergj Fishta”, 2019)
“Vdekja e fundit”, roman
“Shtatë rrëfime një vaki” tregime
“Ngujimi i Presidentit”, roman

Përkthime:

Përkthimi, ka zënë shumë vend në veprimtarinë e tij. Ka sjellë në shqip mbi pesëdhjetë tituj letrarë, të letërsisë për fëmijë dhe ka përkthyer artikuj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit. Ka përkthyer autorë, si: Italo Svevo “Udhëtim i shkurtër sentimental” (“Toena”, 2001); Alberto Moravia: “Një engjëll më thotë çdo ditë të vërtetën”, tregime (“Toena” 2002); Paulo Coelho: “Njëmbëdhjetë minuta”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Zahiri” 2004-2005); Raul Montanari: “Mbylli sytë”, roman nga (Dituria 2006). Ka bashkëpunuar me shtëpitë botuese: “Shkupi” në Maqedoni, “Toena”, “Aleph” (për sagën autobiografike të norvegjezit të suksesshëm Karl Ove Knausgaard). Ndër përkthimet e tij përfshihen dhjetëra tituj nga letërsia e sotme norvegjeze, irlandeze, suedeze, kanadeze, si dhe e vendeve baltike. Përveçse mbi pesëdhjetë tituj letrarë e të tjerë të letërsisë për fëmijë, ka përkthyer tituj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit.
Ka përkthyer në italisht autorë shqiptarë, ku veçohet përkthimi i romanit të Stefan Çapalikut “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Ognuno impazzisce a modo suo), Lubrina Editore, Itali 2019.