Revista letrare italiane “Insula europea” prezanton librin dygjuhësh të autorit Gëzim Hajdari “Cresce dentro di me un uomo straniero/ Një burrë i huaj rritet brenda meje”, botuar në Romë 2020. Në shkrim bëhet një vlerësim i krijimtarisë së tij artistike dhe sillen vargjet e tij më të reja shkruar në mërgim.

Gëzim Hajdari krijon në shqip dhe italisht. Ka përkthyer poetë të ndryshëm shqiptarë në italisht. Është president i Qendrës Ndërkombëtare italiane “Eugenio Montale” dhe qytetar nderi për merita letrare i qytetit të Frozinones. I vlerësuar nga shtypi dhe kritika ndërkombëtare si një ndër poetët më të shquar bashkëkohorë ai ka fituar shumë çmime letrare.Veprat, veç gjuhës italiane, janë përkthyer ne gjermanisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht.