Artikulli “Mikrobët e gjuhës shqype” u botua në gazetën “Posta e Shqypnis” më 1918, pa emër, por u identifikua si i Fishtës. Ky artikull dhe disa të tjerë u bënë objekt kërkimi për studiuesin Kolec Çefa, një njohës i mirë i veprës së Fishtës dhe kontribues i madh i mbledhjes dhe identifikimit të saj.
“Mikrobët e gjuhës shqype” poeti kombëtar shqiptar Gj. Fishta e mbyll me këto fjalë: “Thonë se gjuha shqype s’ka literatyrë e gjuhë letrare të veten. Asht rrenë! Gjuha shqype ka literatyrë, veçse s’ka letrarë, sa kishte me u dashtë. Padija në literatyrë e nji shumicës së madhe të shqyptarëvet të sodshëm, ka ba qi përparimi i literatyrës së gjuhës shqype sod ka kthye, pak me thanë, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit të marrë që me u dukë letrarë pa kenë, sod asht pshtjellue gjuha shqype në mënyrë qi mos me mujtë me këndue dy rreshta shqyp, për pa t’u çue vneri. Urojmë qi shqyptarët e meçëm e sidomos Komisjoni Letrar kanë me u mundue me i shtypë me shkrime të veta kta mikrobë parazita të gjuhës shqype.”
(Botuar në gazetën “Posta e Shqypnis”, 1918, nr. 30, fq. 4).

Mëso më shumë