Publikohet libri mbi jetën e veprën e arbëreshit At Antonio Bellusci

Publikohet libri mbi jetën e veprën e arbëreshit At Antonio Bellusci

“Rrugëtimi i një Arbëreshi” është libri i autores Ornela Radovicka mbi jetën dhe veprimtarinë e arbëreshit At Antonio Bellusci i publikuar nga shoqata “Pal Engjëlli”.
Z. Bellusci me arkivin e tij krijoi një tablo të pasur mbi jetën reale të arbëreshëve të Kalabrisë dhe arbërorëve arvanitas, luftoi për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe si misionar për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit arbëror. Vepra e tij është dëshmi e gjallë gojore, etnografike, letrare, folklorike arbëreshe e arvanitase. Ai ishte themelues i revistës “Lidhja”, anëtar i lobit Shqiptaro-Amerian dhe punoi në mjediset arvanitase për mbi 40 vjet. Gjatë udhëtimeve inçizoi lirikat e dashurisë dhe familjare, këngët popullore, mënyrën e jetesës, kultet, lindjet, dasmat, vajtimet arbërore, fjalë e urta, anekdotat, ritet, mitet e veshjet popullore.
“Bota arbërore dhe ajo arvanitase ishin sikur të lexoje të njëjtin libër”, është shprehur z. Bellusci.