Fjalorët dygjuhësh për fëmijë: shqip-anglisht; shqip-italisht; shqip-greqisht dhe shqip-ukrainisht, botuar rishtas nga Qendra e Botimeve për Diasporën vijnë në formatin e-book dhe janë të shkarkueshëm falas për të gjithë.
Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç dhe shoqërohet me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar dhe për t’i konkretizuar edhe më shumë fjalët duke i bërë ato edhe më të kuptueshme për fëmijët.
Ky fjalor synon t’u japë fëmijëve të Diasporës një lëndë të pasur për të përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe, por gjithashtu mund të jetë shumë i vlefshëm edhe në procesin e mësimdhënies.

Kliko këtu për të shkarkuar