Nxënësit dhe mësuesit në Diasporë përfitojnë falas tekste të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën: “Klasikët Dygjuhësh” e “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë”.

Me vendimin Nr. 408, datë 20.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Çmimeve të Shitjes së Teksteve të Botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” dhe “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë” dhe të Kategorive që Përfitojnë Falas Kopje të Teksteve”, miratohen çmimet e shitjes së teksteve të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” e “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë”, si dhe kategoritë që përfitojnë falas kopje të këtyre teksteve, të cilët janë nxënësit dhe mësuesit.

Vendimi Nr. 408, datë 20.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Çmimeve të Shitjes së Teksteve të Botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, “Klasikët Dygjuhësh” dhe “Fjalor Dygjuhësh Për Fëmijë” dhe të Kategorive që Përfitojnë Falas Kopje të Teksteve”