Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare shkrimtari shqiptaro-boshnjak, Bekim Sejranoviq.
Bekim Sejranoviq lindi më 1972 në Berqko, ku dhe mbaroi shkollën fillore.
Më 1985 ndoqi Shkollën e Mesme Detare në Rijeka, por më pas vendosi të studiojë letërsi kroate dhe krahasuese në Fakultetin Filozofik në Rijeka.
Ai u transferua në Oslo në 1993 dhe më 1999 mori gradën master në letërsinë sllave të Jugut nga Fakulteti i Historisë dhe Filozofisë atje, ku në vijim punoi si pedagog dhe dha mësim për letërsi e gjuhë sllave të Jugut. Që nga viti 2000, ai ka punuar si përkthyes gjykate dhe përkthyes letrar.
Ishte pjesë e festivaleve të ndryshme kulturo-artistike, një ndër të cilat ishte mbajtur më 2013-ën edhe në qendrën e kulturës ”Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Në festivalin ”Do You Read Me” u shfaq para publikut duke lexuar pjesë nga romani i tij ”Sandalet”.

Burimi