Ramiz Gjini u lind në Kastriot të Dibrës më 1961. Më 1992 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku u specializua si aktor. Pas përfundimit të shkollës u mor me gazetari. Në vitin 1998 botoi vëllimin me tregime “Dush varrezash”, duke vazhduar më pas me vëllime të tjera të suksesshme “Këpucët e tjerëve mbi trotuar”, “Mendjet e njerëzve”, “Rrëfime në hije”, “Atdheu prej dëbore”, “Posta që sjell era”.
Vëllimi me tregime “Atdheu prej dëbore” (Padrio de zapada) është botuar në gjuhën rumune i përkthyer nga Marius Dobresku.
Në vitin 2010 është vlerësuar me çmimin “Petro Marko” për romanin “Bibollasit”, pjesë e dytë e një trilogjie që nis me romanin “Rrëketë” (2007) dhe mbyllet me romanin “Pëllumbat e rrugës (2015).
Prej vitit 2000 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vepra:
“Dush varrezash”, tregime (“Albin”, Tiranë, 1997)
“Këpucët e të tjerëve mbi trotuar”, tregime (“Afërdita”, Tiranë, 1999)
“Atdheu prej dëbore”, tregime (“Afërdita”, Tiranë, 1999)
“Rrëketë”, roman (“Plejad”, Tiranë, 2004)
“Mendjet e njerëzve, tregime (“Plejad”, Tiranë, 2005)
“Rrëfime në hije”, tregime e novela (“M & B”, Tiranë, 2008)
“Bibollasit”, roman (“M & B”, Tiranë, 2010)
“Posta që sjell era”, tregime të zgjedhura (“M & B”, Tiranë, 2010)
“Pëllumbat e rrugës”, roman (“M & B”, Tiranë, 2015)