Datë 05/08/2019

Në zbatim të Ligjit nr. 16, datë 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD-ja do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” konkursin për pozicionin:

  • Teknik i mesëm në Sektorin e Financës dhe shërbimeve Mbështetëse pranë QBD-së.
  • Kategoria e pagës për këtë pozicion është VI.

Përshkrimi përgjithshëm i punës për këtë pozicion:

  1. Administron dhe menaxhon vlerat materiale të institucionit në bazë të udhëzimeve të brendshme dhe dispozitave ligjore në fuqi;
  1. Merr në dorëzim me procesverbal të gjitha vlerat materiale që hyjnë në magazinë;
  1. Administron dhe dokumenton lëvizjen e vlerave materiale dhe dokumentacionit përkatës;
  1. Evidenton në kartelat e magazinës fletë-hyrjet dhe fletë-daljet dhe bën rakordimin e tyre me kartelat e llogarisë;
  1. Harton sipas rregullave fletë-hyrjet dhe fletë-daljet përkatëse në dy kopje, njërën prej të cilave ia dorëzon financieres së bashku me dokumentacionin shoqërues, si dhe i dorëzon pasqyrat e konsumit të materialeve brenda datës 10 të çdo muaji;
  1. Kryen rakordimin e duhur në fund të çdo muaji;
  2. Furnizon punonjësit me materiale pune sipas kërkesës së tyre;
  1. Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e vlerave materiale që ka në ngarkim;
  1. Kryen në fund të çdo viti në bashkëpunim me financieren inventarin e vlerave ekonomike dhe materiale në përputhje me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984, “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i ndryshuar;
  1. Raporton dhe përgjigjet tek eprori direkt për të gjitha detyrat e kryera;
  1. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;

Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;

Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

a – Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.

b – Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Jetëshkrimi CV;

Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;

Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 12/08/2019, në Zyrën e Protokollit të QBD-së pranë Vilave Gjermane, Vila Nr. 6, Tiranë dhe në postën elektronike të QBD-së info@qbd.gov.al

Në datën 15/08/2019, QBD-ja do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë, kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD-ja për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuritë mbi Ligjin 9154, datë 6.11.2003 “Për Arkivat” në Republikën e Shqipërisë;
  • Njohuri mbi Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”;
  • Njohuri mbi VKM nr. 469, date 26.07.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”;

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e konkurimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në faqen zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën,. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail-it).