Ornela Vorpsi (3 gusht 1968, Tiranë) është një fotografe dhe shkrimtare shqiptare që shkruan në gjuhën italiane dhe franceze. Pas mbarimit të studimeve të larta në Akademinë e Arteve në Tiranë, Akademinë e Arteve të Bukura të Breras në Milano dhe në Universitetin e Parisit VIII, Saint Denis, Ornela Vorpsi që nga viti 1997 jeton dhe punon në Paris të Francës. Punimet e saj në lëmin e arteve pamore janë paraqitur me sukses në ekspozita të shumta, ashtu si edhe veprat letrare kanë gëzuar popullaritet dhe njohje ndërkombëtare.
Veprat e saj kanë pasur mjaft sukses dhe janë përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë të botës. Librat e saj kanë fituar shumë çmime prestigjioze, si: “Grinzane Cavour”, “Elio Vittorini”, çmimin “Albatros Città” në Palestrina, “Città di Tropea” “Premio Pozzale Luigi Rosso”, “Premio città di Vigevano, “Prix méditerranéen des Lycéens France” etj.
Në vitin 2012 ajo u emërua një ndër 35 shkrimtarët më të mirë të Evropës në “Fiction Best European” nga Aleksander Hemon dhe Zadie Smith. Puna e saj e parë është një libër fotografie, një monografi botuar nga “Scalo Publishers”, Zyrih me titull “Asgjë e dukshme”.
Në vitin 2016, ajo mori pjesë si autore e ftuar në Bienalen e Venedikut (Arkitekturë).
Vepra artistike:
2001 – “Nothing Obvious”, monografi fotografike
2003 – “Le pays où l’on ne meurt jamaisEditions Actes Sud”
2006 – “Vetri rosa” me Mat Collishaw und Philippe Cramer, Take 5
2007 – “Tessons roses”
2007 – “La mano che non mordi”, Einaudi, 2007
2007 – “Vert Venin”, Actes Sud
2010 – “Buvez du cacao Van Houten!”, Actes Sud
2012 – “Ci-gît l’amour fou”, Actes Sud
2012 – “Fuorimondo”
2014 – “Tu convoiteras”, Gallimard
2015 – “Viaggio intorno alla madre”
2018 – “L’été d’Olta”, Gallimard