Ylli Demneri ka lindur në Tiranë më 26 shkurt 1961. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve për regji teatri e filmi më 1984, emërohet në Kinostudio ku punon si asistent regjisor e regjisor filmash dokumentarë. Fiton çmime speciale për dokumentarin “Kur flasim për poezinë” (1984), si dhe për “Hapa në park” (1986). Në vitin 1988 shkon për studime pasuniversitare në Francë. Studion në “Conservatoire Libre du Cinéma Français” dhe në “Campus de Jussieu”. Pas ndryshimeve politike në Shqipëri, qëndron në Francë ku dhe jeton e punon aktualisht. Që nga viti 2000 ushtron detyrën e drejtorit artistik në revistën “Le Journal des Acteurs Sociaux” në Paris. Pas një përvoje të shkurtër në kinematografi, Ylli Demneri i kushtohet dhe krijimtarisë letrare dhe boton librat: “Më kujtohet I” (Odeon, 2011), “E dashur A.” (Odeon, 2015), “Bloc-notes” (Odeon, 2016), “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku” (Odeon, 2017), “Më kujtohet II” (Odeon, 2018).
Ylli Demneri
Comments are closed.