Qendra e Botimeve për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës, mbështesin nismën e ministrit të Shtetit për Diasporën “Dhuro libra” për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit. Librat e dhuruar do të shërbejnë për krijimin e një fondi me libra shqiptarë në institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi dhe Itali, pasi burgu nuk është vetëm një vend për vuajtjen e dënimit, por edhe  një mundësi e dytë edukimi përmes letërsisë, studimit, rritjes së njohjeve kulturore dhe ndërveprimit.
Aktualisht janë grumbulluar 6 mijë kopje librash artistikë, të cilët do të shpërndahen në këto qendra në datën 21 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, për t’i dhënë mundësinë qindra shtetasve shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë të lexojnë në gjuhën shqipe.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të dhuroni libra mund të kontaktoni në adresën dhurolibra@qbd.gov.al
Mund të dhuroni libra artistikë, tematikë etj.  Nuk ka asnjë kufizim për numrin e librave të dhuruar.