Sot, drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa zhvilloi një takim me Kryetaren e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi znj. Anila Velaj Kila, për të diskutuar rreth problematikave dhe nevojave të mësuesve dhe nxënësve në Diasporë. Ndër të tjera u diskutua për hapat e ndërmarrë për hartimin e teksteve të reja dhe për literaturën shtesë në ndihmesë të mësimdhënies. U diskutua gjithashtu dhe për bashkëpunimin për organizimin e Takimit Mbarëkombëtar të Mësuesve të Diasporës që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.