U zhvillua sot një takim pune e drejtoreshës së QBD-së, znj. Mimoza Hysa dhe znj. Dorotea Kerni, drejtuese e Bibliotekës Qendrore Shqipe në Kroaci dhe mësuese e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Zagrep.
Z. Kerni bëri një prezantim të punës si drejtuese e bibliotekës në gjuhën shqipe në Zagrep dhe projektit për ngritjen e këndeve të tjera të gjuhës shqipe në bibliotekat e Rijekës dhe Pulës. Ndër të tjera u diskutua dhe për nevojën e pasurimit të bibliotekave me libra të gjuhës shqipe, për mënyrën e promovimit të kulturës shqiptare në Kroaci, të organizimit të mësimdhënies së gjuhës shqipe etj.
Znj. Hysa e prezantoi me punën e Qendrës së Botimeve për Diasporën në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.