Elvis Malaj, autori shqiptar në garë për çmimin “Strega” në Itali, i cili shkruan në italisht, vjen te lexuesi shqiptar me vëllimin e tij të parë me tregime botuar së pari në Itali, “Nga veranda jote duket shtëpia ime”. Përmbledhja sjell tregime që e mbajnë atë të lidhur me identitetin e tij, me origjinën shqiptare dhe është vlerësuar me disa çmime në vendin fqinj.
Elvis Malaj ka lindur në Malësi të Madhe më 1990 dhe jeton në Itali që në moshën 15-vjeçare. Ka publikuar vëllimin me tregime “Nga veranda jote duket shtëpia ime” dhe romanin “Il mare é rotondo”.
Në vijim një bashkëbisedim televiziv, ku ai tregon për veten, vizionin e tij letrar etj.
Shiko intervistën e Elvis Malaj