Finlandë, 780 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën arritën tashmë te mësuesit e shkollave shqipe atje, pikërisht në kohën e duhur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Librat, të dërguar nga QBD-ja, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe të mbërritur përmes MEPJ-së e Postës Shqiptare, iu dorëzuan mësuesit të gjuhës e kulturës shqiptare në Finlandë, Harun Osmani.
Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shenjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.