Shkrimtari Henrik S.G., emri i të cilit është Henrik Gjoka, pas daljes nga burgu në vitin 1991, jeton e shkruan në Francë.
Është autor i romaneve “Simfonia e fundit në ishullin Simon” (2000), “Metamorfoza e një brezi të humbur” (2007). “Gjuetia e pëllumbave” (2008), “Charlotte” (2010), “Sonatë për gruan e një tjetri” (2017).
Romani “Gjuetia e pëllumbave” është vlerësuar si emblemë e brezit të humbur të pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe ka fituar çmimin letrar “Petro Marko”.
Romani “Sonatë për gruan e një tjetri fitoi çmimin kombëtar të letërsisë në vitin 2017.
Henrik S. Gjoka është një prej atyre shkrimtarëve që nuk do të jetë në qendër të vëmendjes, nuk do të flasë, por lë të flasin librat e tij. Është një mister që krijon romane kaq të fuqishme, të cilat të rrëmbejnë në çdo rresht, për të lënë më pas të tronditur. Me një vizion, stil e fantazi unike, shkrimtari nga Tirana, është një dritare për t’u njohur me Shqipërinë e tmerrit, me skutat njerëzore të frikshme, nëpërmjet muzikalitetit të një shpirti të trazuar.
Henrik Gjoka
Comments are closed.