Ismete Selmanaj-Leba lindi në Durrës dhe mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Prej vitit 1992 jeton në Itali. Është autore e mjaft veprave në prozë të publikuara në shqip dhe në italisht. Veprat e saj “Bambini non hanno mai colpe”, “Verginità Rapite” janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare.
Vepra në gjuhën italiane:
“I bambini non hanno mai colpe”, roman, 2015
“Due volte stranieri”, roman, 2016
“Verginità Rapite”, roman, 2017
“L’amore dentro i bunker”, tregime, 2017
“Tutto, tranne il piacere”, pjesë e antologjisë “Tregime të grave të huaja që jetojnë në Itali”, 2019
Vepra në gjuhën shqipe:
“Gjembi dhe trëndafilat”, roman, 2013
“Kokat e dy lejlekëve të purpurt”, roman, 2014