Një qendër e re në shërbim të komunitetit shqiptar në Reggio Emilia të Italisë. Një qendër e re për komunitetin shqiptar është dhuruar dhe vënë në dispozicion të komunitetit nga presidenti i shoqatës shqiptare në Itali “Shqiponja”, Klodian Cami. Fjalën e hapjes në përurimin e saj e mbajti presidentja e shoqatës Majlinda Korça, e cila përveç falënderimeve bëri një përshkrim sintetik mbi aktivitetet e shoqatës. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme atje, si: “Zëri i Atdheut” nga Reggio Emilia, “Nënë Tereza” nga Pesaro, Grupi i Valleve “Shqiponja” nga Lecco, gazetari dhe publicisti prof. Ndue Lazri nga Bolonja, Durim Lika nga Parma.

Në këtë takim u përkujtuan edhe dy data historike të rëndësishme për kombin shqiptar: 142-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe 76-vjetori i përkujtimit të gjenocidit grek në Çamëri (27 qershor 1944)
Më pas takimi vazhdoi me një dokumentar historik, i përgatitur enkas nga vullnetarët e shoqatës “Shqiponja”.

Mëso më shumë