Jozef Radi lindi më 16 janar 1957 në Elbasan. Ka mbaruar studimet e  larta në fakultetin e Juridikut në Universitetin e Tiranës. Është autor, përkthyes, aktivist dhe botues i portalit kulturor online “Radi&Radi”. Është i biri i autorit, përkthyesit dhe intelektualit të njohur të viteve ’30 Lazër Radi. Prej vitit 1998, jeton midis Ankonës (Itali), Tiranës dhe Nju-Jorkut.

 Vepra: 

“Muret e Muzgut”, poezi (bashkautor Lazer Radi, “Lilo”, 1993).
“Kujtesa e Mjegullës”, poezi (“Liria”, 2000)
“Fletorja e Vjeshtës”, poei (“Pakti”, 2011)
“Poesie scelte”, poezi  (“Besa Editrice”, 2017)
“Të gjallë edhe të vdekur”, tregime dhe novela (bashkautor Lazer Radi, 2017)

 Përkthime:

“Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” (“Lilo”, 1993).
“Veç mundem me të dashtë kështu siç je”, antologji poetike (20 poetë nga bota, 2018)
“Tempo Negato” (Kohe e Mohueme), Denata Ndreca (2019)

 Të tjera:

“Ancona nascosta”, albumin fotografik (bashkautor, 2007)
“Golgota e Lazër Radit”, dokumentar, 2017