Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën ka propozuar listën e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë e cila është miratuar edhe nga ministri i Shtetit për Diasporën. KKBD, organi kolegjial që vepron pranë Qendrës së Botimeve për Diasporën bëri propozimet nga radhët e arsimtarëve shqiptarë në Diasporë, bazuar në eksperiencën në fushën e mësimdhënies, veprimtarinë që kanë zhvilluar në Diasporë dhe kontributin e tyre.
Ky këshill u miratua më 18 dhjetor 2020 nga Këshilli i Ministrave dhe do të mbështesë dhe nxisë politikat e arsimit dedikuar komuniteteve shqiptare në Diasporë. Nëpërmjet konsultimit dhe marrjes së informacionit nga strukturat përgjegjëse shtetërore për mësim-dhënien në Diasporë ka të drejtë të bëjë propozimeve për çështjet të cilat kanë të bëjnë me interesat e arsimit në Diasporën shqiptare.
Një cilësi e rëndësishme e krijimit të Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës është fakti se ai “…bëhet pjesë e konsultimeve dypalëshe, me dakordësim paraprak, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në funksion të marrëveshjeve për mësimdhënien në diasporë”.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve të Diasporës janë: Vaxhid Sejdiu (Zvicër), Mira Shehu (Kanada), Teuta Tabaku (Turqi), Aurela Konduri(Greqi), Anila Kadija (Mbretëri e Bashkuar), Armenda Amiti (Slloveni), Dritan Mashi (Itali), Isuf Bytyçi (Gjermani), Melita Melita Orešković (Kroaci), Michele Greco (Itali), Mimoza Dako (Zvicër), Miradije Berishaj (Austri), Mustafë Krasniqi (Gjermani), Musa Pali (Zvicër) dhe Qemal Zylo (Amerikë).