U zhvillua sot takimi zyrtar midis Ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ramë Likaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës, Agim Berdyna, drejtoreshës së Qendrës së Botimeve për Diasporën znj. Mimoza Hysa dhe përfaqësuesve të stafit të QBD-së.

Tema e diskutimit të këtij takimi ishte vijueshmëria e punës së Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.

Ministri Likaj shprehu gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim, me qëllim përmbylljen sa më shpejt të këtij procesi, duke nisur nga përpilimi i një kalendari të saktë të punës me data të përcaktuara.

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.