Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, nr. 469, datë 26.07.2018, i ndyshuar, si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 07. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD-ja shpall  konkursin për pozicionin vakant:

 

Përgjegjës sektori, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kategoria e pagës për këtë pozicion është III-b

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  1. Drejton, organizon, planifikon, mbikëqyr dhe bashkërendon punën e sektorit;
  2. Përgatit projektbuxhetin vjetor dhe atë afatmesëm (PBA) të QBD-së si dhe bashkërendon punën me strukturat e tjera gjatë gjithë procesit;
  3. Ekzekuton dhe monitoron buxhetin e QBD-së, në zbatim të legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe raporton problematikat e ndryshme që dalin gjatë zbatimit të tij;
  4. Harton raportet e monitorimit të zbatimit të buxhetit bazuar në legjislacionin në fuqi;
  5. Mban përgjegjësi për planifikimin, ndjekjen dhe zbatimin e buxhetit të QBD-së;
  6. Bën detajimin e fondeve dhe ndjek realizimin e fondeve të miratuara me qëllim sigurimin e përdorimit me efektivitet të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  7. Llogarit, evidenton dhe ekzekuton në kohë pagat, sigurimet shoqerore, udhëtimet e dietat dhe shpenzime të tjera, që i përkasin personelit të QBD-së. Hedh të dhënat e pagave/sigurimeve në librin e pagave;
  8. Kryen rakordimet periodike me degën e thesarit për shpenzimet e institucionit;
  9. Kryen veprimet përkatëse për likuidimin e të gjitha detyrimeve financiare brenda dhe jashtë institucionit;
  10. Drejton dhe përpunon porositë elektronike për tekstet shkollore, librat digjitale dhe të digjitizuar, materialet e tjera të prodhuara nga QBD në bashkëpunim me degën e Komunikimit, Digjitimit dhe Projekteve. Mbikqyr pagesat elektronike për porositë e marra. Mundëson pagesat përmes kartave të kreditit, çeqeve, apo pagesave elektronike, donacioneve dhe shërbimeve tjera të reja;
  11. Rakordon në fund të çdo muaji me magazinën për veprimet e hyrje-daljeve;
  12. Nxjerr bilancin e institucionit të plotësuar me anekset përkatëse, ku pasqyron të gjithë aktivitetin ekonomik dhe financiar të institucionit;
  13. Mban kontabilitetin duke pasqyruar në librat e llogarisë veprimtarinë financiare të institucionit në përputhje me rregullat e caktuara në planin kontabël dhe në ligjin përkatës;
  14. Kryen veprimet për punonjësit që ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe merr masa për sistemimin e pajisjeve dhe mjeteve që ata kanë pasur në përdorim;
  15.  Kujdeset për mirëadministrimin e pasurive të QBD-së dhe organizon kryerjen e inventarëve në përputhje me rregullat për mjetet e punës që kanë në përdorim punonjësit, sipas akteve ligjore në fuqi;
  16. Menaxhon burimet njerëzore të QBD-së, mbikëqyr dhe ndjek përmbushjen në mënyrë sa më profesionale të punës nga ana e specialistëve;
  17. Vlerëson performancën e punonjësve në varësi dhe në përputhje me procedurat e aplikueshme;
  18. Raporton me shkrim mbi veprimtarinë vjetore, brenda përfundimit të vitit.
  19. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:

  1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master profesional” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë  në të njëjtën fushë.
  2. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse.

 

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrimi (CV);
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë  të përcillet njehsimi nga Ministra e Arsimit dhe Sportit dhe listën e notave.
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperincën në punë);
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 20.05.2022 në adresën e e-mailit :

Në datën 20.05.2022, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në konkurim dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.

Totali i pikëve  për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve  për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të ëebit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).