Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, nr. 469, datë 26.07.2018, i ndyshuar, si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 07. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD-ja shpall konkursin për pozicionin vakant:
Përgjegjës sektori, në Sektorin e Digjitimit, Komunikimit dhe Projekteve
Kategoria e pagës për këtë pozicion është III-b
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
- Mbikëqyr përditësimin dhe publikimin e të dhënave dhe lajmeve në kohë reale në faqet e Internetit të instuticionit;
- Mbikëqyr hartimin dhe publikimin e librave elektronikë në faqen e QBD-së;
- Bashkërendon me Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse drejtimin dhe përpunimin e porosive elektronike për tekstet shkollore, librat digjitale dhe të digjituar, dhe materialet tjera të prodhuara nga QBD;
- Nxit dhe bashkërendon veprimtaritë e QBD-së me njësitë tjera të institucionit, si dhe me institucionet e tjera që kanë lidhje me këto veprimtari; mban lidhje të drejtpërdrejta me drejtorin për të siguruar cilësi në punët që kryhen;
- Harton dhe mbikëqyr veprimet për realizimin e veprimtarive të institucionit;
- Vendos dhe mban lidhje me shoqatat, organizatat, qendrat, përfaqësitë brenda dhe jashtë vendit të cilat kanë diasporën si objekt të veprimtarisë së tyre;
- Ndjek dhe koordinon veprimtarinë e marrëdhënieve të QBD-së me institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës për botimet për diasporën, institucione analoge institucionet e tjera që kanë lidhje me këto aktivitete, organizata ndërkombëtare, të huaj si dhe me organizma shkencorë e punonjës të shkencës në viset shqiptare në rajon dhe në diasporë;
- Në emër të QBD-së mban lidhje me përfaqësitë diplomatike shqiptare në vende të ndryshme;
- Mban lidhje me sektorët përkatës të Këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Ndjek hartimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha projekteve të miratuara nga Këshilli Koordinues;
- Bashkërendon përmbylljen e projekteve me kohë dhe brenda buxhetit. Cakton afate dhe përgjegjësi dhe mbikëqyr dhe harton raporte për mbarëvajtjen e tyre;
- Bashkërendon dhe kryen përgatitjet e nevojshme në kuadër tё projekteve europiane, kombëtare dhe ndërkombëtare;
- Raporton me shkrim mbi veprimtarinë vjetore, brenda përfundimit të vitit;
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “ Master Shkencor ose Profesional” në Shkenca Shoqerore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë.
- Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
- Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministra e Arsimit dhe Sportit dhe listën e notave.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 27.05.2022 në adresën e
e-mailit :
Në datën 27.05.2022, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në konkurim dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD-ja për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e konkurimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të webit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja (nëpërmjet adresës së e-mail).