Qendra e Botimeve për Diasporën në 1 vit👇

➢ Qendra e Botimeve për Diasporën është institucion në shërbim të misionit të Ministrit të Shtetit për Diasporën.

➢ Misioni i saj është mbështetja e mësimit të gjuhës shqipe, njohja dhe përhapja e kulturës kombëtare përmes botimit të teksteve shkollore, librave me përmbajtje letrare, historike, sociale etj., si dhe organizimi dhe mbështetja e veprimtarive edukative për shqiptarët në Diasporë.

➢ Baza ligjore e plotësuar në një vit:
1. VKM-ja nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”.
2. VKM-ja nr. 443, datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”.
3. VKM-ja nr. 492, datë 10.7.2019, “Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019–2020”.
4. VKM-ja nr. 104, datë 28.02.2019, “Për përcaktimin e kritereve për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare dhe dhënien e certifikatës për nxënësit në Diasporë”.
5. VKM-ja nr. 723, datë 11.11.2019, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 492, datë 10.07.2019 të Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019–2020’”.

➢ U ngrit Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën. Ky Komision, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ka në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

➢ Projektet e botimeve në 1 vit:
• Botime informuese:
1. Revistë informuese për QBD-në.
2. Udhëzues për mësimdhënien në Diasporë 2019.
• Sigurimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore për vitin shkollor 2019–2020 (janë shpërndarë gjithsej 10 993 tekste në 12 shtete).
• Sigurimi i literaturës plotësuese me 11 tituj të miratuar me Vendim të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën.
• Botimi i “Fjalor dygjuhësh për fëmijë”: përfunduar botimi në shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-ukrainisht.
• Botimi i serisë “Klasikët dygjuhësorë”: përfunduar botimi i vëllimit të parë në shqip-anglisht, shqip-italisht dhe shqip-greqisht;
• Botimi dygjuhësh i “Tregime të moçme shqiptare”. Projekt në proces.
• Botimi i revistës “Letra nga Diaspora”. Projekt në proces.

➢ Platforma digjitale në një vit:
• Tekste e-book falas të mundësuar për QBD-në në kuadër të bashkëpunimit me BKSH-në.
• Harta e digjitalizuar e shkollave shqipe në Diasporë. Është hartuar baza e të dhënave me 450 mësues, 270 shkolla dhe rreth 11 mijë nxënës të gjuhës shqipe në Diasporë.
• Blerja e aksesit në platformën online “Schoolme” për mësimin e gjuhës shqipe.
• Krijimi i platformës online dhe aplikacioni në mobile për mësimin e gjuhës shqipe. Projekt në proces.

➢ Aktivitetet kryesore në një vit:
• Pjesëmarrje në Seminarin XV Mbarëkombëtar të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë (Prizren, 31 korrik – 3 gusht 2019).
• Pjesëmarrje në Panairin e parë të librit në Diasporë “Diaspora 2019” (Uster, Zvicër, 15 shtator 2019).
• Organizim i Takimit me mësues shqiptarë në Itali për prezantimin e literaturës plotësuese (Reggio Emilia, 7 dhe 8 shkurt 2020).
• Organizim i Takimit të Shkrimtarëve të Diasporës “Letra nga Diaspora” (Tiranë, 22 shkurt 2020).